Çavuşoğlu takon homologun amerikan Pompeo

16:24 | 19 Janar 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Berlin takoi Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy shefat e diplomacive gjenden në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që organizohet sot në lidhje me krizën në Libi.

“Me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, diskutuam marrëdhëniet Turqi-SHBA dhe Konferencën për Libinë. Jemi në kontakt me të gjithë aktorët për një armëpushim permanent në Libi dhe kthimin në procesin politik”, tha në Twitter Çavuşoğlu në lidhje me takimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme