Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ndaj deklaratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden lidhur me ngjarjet e vitit 1915 ka reaguar duke thënë se “Përdorimi i fjalës ‘gjenocid‘ për ngjarjet e vitit 1915 me motive politike nga të njëjtët persona pa një vendim gjyqësor kompetent është shembulli më i dukshëm i hipokrizisë së tyre”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu theksoi se disa liderë perëndimorë në ditët e fundit mbrojnë idenë se “gjenocidi” mund të përcaktohet vetëm me vendim të gjykatës.
“E drejtë. Ndërsa përdorimi i fjalës ‘gjenocid‘ për ngjarjet e vitit 1915 me motive politike nga të njëjtët persona pa një vendim gjyqësor kompetent është shembulli më i dukshëm i hipokrizisë së tyre”, tha ministri Çavuşoğlu.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...