Google ADS

Cavusoglu: Qeveria siriane ende ka kapacitet të armëve kimike

15:51 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka thënë që gjetjet e Ankarasë tregojnë që qeveria siriane ende posedon kapacitet të armëve kimike dhe ka kërkuar masa për të parandaluar përdorimin potencial, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur për transmetuesin publik TRT Haber në Itali, Cavusoglu ka thënë që një qeveri tranzicionale duhet urgjentisht në Siri, dhe se rreziku për përdorimin e armëve kimike do të vazhdojë për sa kohë presidenti Bashar al-Assad mbetet në pushtet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme