Google ADS

Çavuşoğlu: PE duhet të luajë rol konstruktiv në marrëdhëniet me Turqinë

22:40 | 22 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një takim me raportuesin e Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë, Nacho Sanchez Amor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh që postoi nga llogaria e tij në Twitter pas takimit në Bruksel, Çavuşoğlu tha se PE-ja duhet të luajë rol konstruktiv në marrëdhëniet me Turqinë.

“PE duhet të heqë dorë nga qasja paragjykuese dhe diskriminuese ndaj Turqisë”, deklaroi Çavuşoğlu.

Duke nënvizuar se raporti 2021 i PE-së për Turqinë duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar, Çavuşoğlu vuri në dukje rëndësinë që në raport duhet të vihet theksi i statusit kandidat të Turqisë.

Çavuşoğlu në kuadër të takimeve në Bruksel pritet që brenda ditës të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme