Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij dëshiron negociata të orientuara drejt rezultateve në Qipro, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne duhet të shohim faktet. Nuk kemi kohë dhe energji për negociata të gjata”, tha Çavuşoğlu në qytetin bregdetar qipriot Girne, pasi u nderua me “Doktoratë Nderi” në Universitetin Amerikan të Girnes.
“Ne kemi parë se është e kotë të lidhet me një opsion të vetëm me një qasje patronizuese”, tha ai, duke theksuar se të gjitha opsionet duhet të diskutohen.
Ministri turk tha se grekët qipriotë dukshëm nuk ishin të gatshëm të ndajnë asgjë me turqit gjatë procesit në Crans-Montana.
“Nisja e një negocimi të ri, pa parë këto fakte, nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr”, tha Çavuşoğlu.
Çavuşoğlu po ashtu kujtoi se nuk kishte ndonjë zhvillim lidhur me administratën, ndarjen e pushtetit, barazinë politike dhe pronën në konferencën e Qipros të mbajtur në Crans-Montana të Zvicrës dhe theksoi se pala greke ndërmori hapa “prapa” nga marrëveshjet dhe vazhdon ta bëjë të njëjtën.
– Ana e Qipros Greke “askund afër zgjidhjes”
Kryediplomati turk më tej pohoi se pala greke filloi të përcaktonte kushte të vështira në fusha të tilla si ndarja e autorizimit dhe pjesëmarrja e votës turke në vendimmarrje. Ai shtoi se zyrtarët turq ishin në tryezë për një zgjidhje federale me parametra të caktuar.
“Pala greke qipriote nuk ka ardhur pranë një zgjidhjeje dhe nuk do të marrë pjesë në procesin e ardhshëm”, tha Çavuşoğlu, duke theksuar se ky “realitet” është vëzhguar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, garantuesi i Mbretërisë së Bashkuar dhe vëzhguesi i BE-së.
Qiproja u nda në një shtet turk qipriot në veri dhe një administratë greke qipriote në jug pas një grusht shteti ushtarak në vitin 1974, i cili pasoi nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe ndërhyrjes së Turqisë si një fuqi garantuese.
Statusi i ishullit mbetet i pazgjidhur përkundër negociatave për vite.
Një iniciativë në Crans-Montana të Zvicrës në korrik të vitit 2017 nën patronazhin e vendeve garantuese, Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, përfundoi pa sukses.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...