Turqia ka nevojë për avionë luftarakë dhe nëse nuk i merr avionët F-35, ajo do të kërkojë alternativa të reja, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij estonez Urmas Reinsalu në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn, i pyetur nëse vendi i tij do të blejë avionë luftarakë nga Rusia, tha se Federata Ruse është një “realitet” në rajon dhe shtoi se Moska me Ankaranë kanë marrëdhënie ekonomike të mira.
Çavuşoğlu deklaroi se pavarësisht se ndodhin disa vështirësi për shkak të agresivitetit të regjimit në Siri, ata po përpiqen t’i tejkalojnë këto probleme përmes proceseve të Astanas dhe Soçit.
Turqia bëri përpjekje për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-ja, por nuk arriti ta realizojë një gjë të tillë, rikujtoi Çavuşoğlu.
“Kjo ishte një nevojë urgjente dhe ne duhej të blinim S-400. Ne jemi partnerë në programin F-35. Në ditët e sotme, SHBA po krijon disa probleme, por ne jemi akoma pjesë e këtij programi prej nëntë partnerësh. Turqia prodhon disa pjesë të F-35. Ne duam të blejmë avionët luftarakë F-35 dhe kemi paguar 1,4 miliardë dollarë për këtë. Si rezultat, kemi nevojë për avionët luftarakë. Nëse nuk i marrim F-35, do të kërkojmë alternativa të reja, por nuk e preferojmë këtë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë.
Ai tha se me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dje në panairin e aviacionit në Rusi kanë vështruar avionin luftarak rus Su-57 dhe disa produkte të tjera të ekspozuara në panair, ndërsa shtoi se Turqia ka marrëdhënie shumë të mira jo vetëm me Rusinë, por edhe me Ukrainën dhe Estoninë.
Po ashtu, Çavuşoğlu u shpreh se mbrojnë integritetin territorial të Ukrainës, se nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe se disa vende perëndimore e harrojnë këtë herë pas here.
“Ajo që po përpiqem të shpreh është kjo: Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk janë alternativë me marrëdhëniet tona me Ukrainën. Po ashtu, marrëdhëniet tona me Rusinë apo me ndonjë vend tjetër nuk janë alternativë me anëtarësimin tonë në NATO apo me solidarizimin brenda NATO-s ose alternativë me marrëdhëniet me BE-në, apo në përgjithësi me perëndimin”, theksoi Çavuşoğlu.
Çavuşoğlu shprehu falënderimet për mikpritjen ndaj tij në Estoni dhe tha se takimet me kryeministrin estonez Jury Ratas dhe me homologun e tij ishin shumë të frytshme.
Ai njoftoi se temë e bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet bilaterale në të gjitha përmasat e tyre.
“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë të shkëlqyera. Estonia për Turqinë nuk është vetëm një aleat i NATO-s, por në të njëjtën kohë edhe një partner i besueshëm”, potencoi shefi i diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën