Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, gjatë takimit me Këshilltarin Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve, Herbert McMaster, sot theksoi mbështetjen e Uashingtonit, siç tha ai, ndaj organizatës terroriste PYD, degës së organizatës terroriste PKK në Siri.
Siç njoftojnë mediat turke, ai ka pohuar se nuk duhet të mbështesin një organizatë terroriste vetëm për shkak se ata luftojnë kundër një organizate tjetër terroriste.
“Nuk mund t’i jepni legjitimitet një organizatë terroriste, vetëm se lufton kundër DEASH-it”, tha Çavusoglu.
Po ashtu, ai theksoi se mosekstradimi i Fetullah Gylenit në Turqi dhe mbështetja e SHBA-së ndaj PYD-së, hedhin një hije në marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve, duke theksuar se këto probleme duhet të zgjidhen sa më shpejtë të jetë e mundur.
Çavusoglu gjatë takimit të sotëm me Sekretarin amerikan të Drejtësisë, Jeff Sessions, kërkoi arrestimin e përkohshëm të Fetullah Gylen dhe ekstradimin e tij në Turqi.
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...
Laurenti thotë se ndihet mirë pas daljes nga shtëpia: U këna...
Theu kutinë për pesë mijë euro, G Bani merr penalizimin nga ...