Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se nuk është e rëndësishme se kush do e formojë qeverinë në Izrael, por se çfarë politika do të ndjekë qeveria që do të formohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu takoi në Ankara ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Togoleze, Robert Dussey, pas çka u adresuan në një konferencë të përbashkët për media.
I pyetur nga gazetarët rreth punimeve të formimit të qeverisë në Izrael dhe pritjet e tyre nga qeveria e re në Izrael, Çavuşoğlu u përgjigj se kjo është punë e brendshme e këtij vendi.
Ai tërhoqi vëmendjen se nuk është e rëndësishme se kush do e formojë qeverinë në Izrael, por se çfarë politika do të ndjekë qeveria që do të formohet.
“Izraeli, cila do qeveri të jetë, fillimisht duhet të heq dorë nga politikat e gabuara që të ruaj një marrëdhënie të shëndetshme me ne. (Izraeli) Duhet të ndalojë sulmet ndaj Palestinës. Gjithashtu duhet të braktisë hapat që do të zbehin zgjidhjen me dy shtete. Sërish duhet të kthehet në procesin e paqes”, u shpreh kryediplomati turk.
Ndër të tjera, Çavuşoğlu theksoi se Izraeli kohëve të fundit ka rritur vendbanimet ilegale dhe vazhdon të uzurpojë tokat e palestinezëve.
“Izraeli duhet të heq dorë nga këto politika. Gjithashtu duhet të heq dorë nga hapat që do të zbehin statusin e Kudsit”, tha ai.
Sipas tij, Izraeli duhet të heq dorë nga këto politika që të ruhet një marrëdhënie e shëndetshme me të.
“Nëse (Izraeli) i vazhdon këto politika, nuk është e mundshme që të ruajmë marrëdhënie të shëndetshme, por Izraeli nëse kthehet në zgjidhje me dy shtete, parametrat e së cilës janë të njohur, si dhe në procesin e paqes dhe respekton të drejtat e palestinezeve, do të ketë marrëdhënie të shëndetshme jo vetëm me ne, por me të gjithë”, vlerësoi Çavuşoğlu, duke shtuar se këto pritje nuk janë vetëm të Turqisë, por të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...