Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) ka nisur hetime kundër organizatës terroriste FETO në 15 shtete amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para ligjvënësve në parlament, Çavuşoğlu tha se FBI ka filluar të shohë “fytyrën e zezë” të FETO-s në SHBA.
“Ka 15 hetime serioze rreth FETO-s të nisura nga FBI në 15 shtete. FBI na ka thënë se kanë filluar ta shohin fytyrën e zezë të tyre në SHBA si rezultat i gjetjeve që kanë bërë deri më sot”, tha kryediplomati turk.
“Madje na kanë thënë se kanë filluar disa arrestime në disa vende, përfshirë New Jersey-n”, shtoi Çavuşoğlu.
Ministri turk vuri në dukje se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë gjatë takimit të G20-tës në Argjentinë se janë duke punuar për ekstradimin e udhëheqësit të FETO-s, Fetullah Gülen.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit, nga e cila 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...