Çavuşoğlu: Dorasit e Khashoggit nuk kanë vepruar të vetëm

09:50 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ankaraja nuk beson që ata që vranë Jamal Khashoggin të kenë vepruar të vetëm, tha ministri i jashtëm turk për një gazetë gjermane.

Në një intervistë me Süddeutsche Zeitung, Mevlüt Çavuşoğlu vlerësoi vrasjen e Khashoggit dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, transmeton portali arbresh.info.

Khashoggi, një gazetar dhe kolumnist i The Washington Post, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor.

Pasi u tha fillimisht që ai ishte larguar nga konsullata i gjallë, administrata saudite pranoi më vonë që ai ishte vrarë brenda konsullatës.

Pasi theksoi se ai dëgjoi një regjistrim audio duke zbuluar momentet e vrasjes, Çavuşoğlu tha: “Mund të dëgjohet në regjistrimin se si eksperti i mjekësisë ligjore [në skuadrën e vrasësve sauditë] dha udhëzime. Ai dëgjohet duke thënë se të tjerët duhet të dëgjojnë muzikë, ndërkohë që ai po copëton trupin. Mund të kuptohet se ai e shijon teksa e bën këtë. Atij i pëlqen t’i copëtojë njerëzit. Kjo është e tmerrshme”.

Ndërsa nënvizoi se kishin nevojë për dëshmi përfundimtare para se të bënin akuza, Çavuşoğlu tha se shumë prej tyre e mbanin princin e kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman, përgjegjës për vrasjen.

Duke vënë në dukje se bin Salman kishte kërkuar një audiencë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në takimin dy-ditor të G20 në Argjentinë, i cili fillon më 30 nëntor, Çavuşoğlu tha se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të konsideronte një takim të tillë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme