Cavusoglu: Do të jemi zëri i vëllezërve palestinezë

16:47 | 10 Maj 2021
Përparim Bublaku

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit vëllazëror palestinez dhe të jetë zëri i tyre kundër dhunës izraelite në kompleksin Al-Aqsa.

“Dhuna izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aqsa nuk ka të ndalur”, shkroi ai në një mesazh në Twitter.

Kreu i diplomacisë turke shtoi se për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nuk duhet të flasin më ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhune dhe egërsie.

“Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e tyre dhe të jemi zëri i vëllezërve tanë palestinezë”, vazhdoi Cavusoglu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme