Çavuşoğlu: Arritëm në fazë të rëndësishme për komisionin kushtetues të Sirisë

18:58 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Punimet për formimin e komisionit për rishikimin e kushtetutës siriane ka arritur në një fazë të rëndësishme, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu pas një takimi për Sirinë në Gjenevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nuk ka asnjë konflikt mbi emrat e sugjeruar për komitetin nga regjimi dhe opozita siriane, tha Çavuşoğlu para gazetarëve pas një takimi trepalësh midis ministrave të jashtëm të vendeve garantuese, Iranit, Rusisë dhe Turqisë, dhe të dërguarit të posaçëm të OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura në zyrën e OKB-së.

Gjatë një konference për arritjen e paqes në Siri këtë janar në Soçi të Rusisë, pjesëmarrësit ranë dakord mbi formimin e një komiteti për të zhvilluar rekomandime për të ndryshuar kushtetutën siriane.

Të premten e kaluar, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Rusia, Turqia dhe Irani do t’i paraqesin OKB-së një listë të kandidatëve për komitetin.

“Parashohim që ky komision të mbajë mbledhjen e parë në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm”, tha kryediplomati turk Çavuşoğlu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme