Google ADS

Çavushogllu: Nuk ka marrëveshje për anulimin e furnizimit të C-400

22:16 | 15 Maj 2019
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu sot mohoi se Turqia e anulon blerjen e sistemit raketor rus C-400, për shkak të marrëdhënieve të tendosura me SHBA-në.

Çavushogllu tha se “në këtë moment nuk vendoset në pikëpyetje kurrfarë anulimi ose ndërprerje”. Ai përsëriti se furnizimi i sistemit të bërë në Rusi është “punë e kryer”.

Çavushogllu tha se Turqia dhe SHBA-ja kanë biseduar për propozimin e Turqisë për formimin e komisionit të përbashkët, i cili do t’i shqyrtojë rreziqet e mundshme të C-400 sipas programit amerikan F-35.

Blumberg paraprakisht publikoi se Turqia e shqyrton mundësinë e SHBA-së që ta anulojë furnizimin e sistemit kundër raketor rus C-400 deri në vitin 2020.

Siç bëri të ditur, administrata e presidentit amerikan Donald Tramp javën e kaluar kërkoi nga Ankaraja anulimin e pranimit të C-400, i cili sipas marrëveshjes duhet të dorëzohet në korrik.

SHBA-ja pohon se sistemi kundër raketor rus është dizajnuar që të përmbysin aeroplanë amerikanë, përfshirë edhe F-35, në përpunimin e të cilit ndihmojnë edhe prodhues turk.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme