Google ADS

Canada, ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

19:25 | 10 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev të shtunën, ndërsa Ukraina përgatitet për një kundërofensivë kundër forcave ruse dhe përballet me sulme të vazhdueshme ajrore.

Zori Trudeau u takua me presidentin Volodymyr Zelenskiy për bisedime, duke premtuar se Kanadaja do ta mbështesë Ukrainëm për sa kohë që të duhet dhe duke deklaruar ndihmën e re prej 500 milionë dollarësh në një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Zelenskiy.

Kanadaja, një anëtare e NATO-s, ka një nga diasporat më të mëdha ukrainase në botë dhe ka ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për Kievin përballë agresionit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Ukraina do që të anëtarësohet në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, por zoti Zelenskiy ka thënë se kupton që kjo nuk mund të bëhet ndërkohë që lufta me Rusinë vazhdon.

Zoti Trudeau tha se Kanadaja mbështet anëtarësimin e Ukrainës në aleancë kur të jenë kushtet e përshtatshme.

Zoti Zelenskiy shprehu mirënjohjen e Ukrainës ndaj Kanadasë për mbështetjen.

Udhëtimi i kryeministrit Trudeau në Kiev pasoi një natë sulmesh me raketa dhe drone ruse në objektiva jashtë kryeqytetit, përfshirë Odesën, rajonin e Poltavës dhe Kharkivit./VOA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme