Ish-kryeministri britanik David Cameron tha se votimi Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump-it si president i SHBA-ve janë pjesë që përfaqësojnë ‘lëvizjen e pakënaqësisë’ globale dhe se politikat perëndimorë janë ‘në përmirësimin e këtij kursi’.
Para studentave në SHBA, Cameron tha se çështja e Evropës e ka ‘helmuar’ politikën britanike dhe sipas tij ‘Evropa do të ballafaqohet edhe me më shumë probleme’, transmeton arbresh.info.
“Asgjë nuk është duke funksionuar siç ishte menduar. Disa nga vendet e BE-së janë duke humbur. Këto vende përdorin një monedhë të vetme, por nuk kanë të njejtin sistem fiskal. Kjo krijon dallime të mëdha,” tha Cameron.
Cameron tha se ky vit do të konsiderohet “një çast i vërtetë,” dhe paralajmëroi udhëheqësit të mos “zhysin kokën në rërë”.
“Nëse ndodh, sikurse po mendohet, demokracitë tona janë fleksibile dhe udhëheqësit tanë janë mjaft të vetëdijshëm për gjërat që duhet korrigjuar. Nëse nuk ia dalin t’i korigjojnë problemet, atëherë u duhet të përballen me to,” shtoi ai. /Arbresh.info
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...