Ushtarët grekë të dielën me sukses çaktivizuan një bombë të Luftës së Dytë Botërore në Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, pas evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga zona.
Bomba u zbulua pranë një pike karburanti në qytetin verior, gjatë punimeve në rrugë javën e kaluar.
“Operacioni përfundoi, çdo gjë shkoi mirë”, tha shefi i sigurisë rajonale Apostolos Tzitzikostas, pas katër orësh deminim nga ekipi i tij, shkruan afp.
Bomba ishte e gjatë 1.5 metra. Fillimisht u tha se bartte rreth 250 kg të eksplozivëve, por gjatë inspektimit është gjetur të jetë një pajisje prej 170-kilogramë eksplozivë.
Shefi i shtabit të ushtrisë Nikos Phanios, tha se mekanizmi i ndezjes së bombës “ishte ende në një formë shumë të mirë, dhe kjo ishte ajo që e kishte shqetësuar.” Pajisja ishte prodhim amerikan”, tha ai.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...