Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush, 93, është dërguar në spital në Maine sot, pas problemeve me tension të ulët të gjakut dhe lodhje, tha në Twitter një zëdhënës i familjes.
“Bush, presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, do të qëndrojë në qendrën për përkujdesje medikale në Southern Maine për disa ditë për monitorim”, tha zëdhënësi Jim McGrath, duke shtuar se Bush po ndihet mirë.
Bush ishte hospitalizuar muajin e kaluar në Teksas për trajtim pas një infeksioni që u përhap në gjakun e tij dhe ishte i detyruar të qëndrojë i shtrirë në spital për dy javë.
Ai u pranua në spital një ditë pasi mori pjesë në funeralin e bashkëshortes së tij, Barbara, e cila ndërroi jetën më 17 prill. Çifti ishte i martuar për 73 vjet.
Bush është babai i ish-presidentit republikan Xhorxh W. Bush, i cili shërbeu dy mandate nga 2001 në 2009, dhe ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, i cili pa sukses kërkoi emërimin republikan të presidentit në vitin 2016.
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...
Prishtina e Re ka triumfuar në miqëosre ndaj Trepçës