Google ADS

Bushati: Presidenti i Francës betohet para Kryetarit të Këshillit Kushtetues, i cili i dorëzon gjerdanin e artë me 16 pllaka floriri

09:32 | 8 Maj 2022
A Z

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Emmanuel Macron u inaugurua edhe për një mandat të dytë, President u Francës.

Bushati, shkruan se veçantia e ceremonisë së betimit të Presidentit të Francës është e njohur botërisht, pasi që ai betohet para Kryetarit të Këshillit Kushtetues dhe në të njëjtën kohë bëhet edhe Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Legjionit të Nderit para Kancelarit të Legjionit, i cili i dorëzon Presidentit të sapozgjedhur gjerdanin e artë me 16 pllaka floriri.

Postimi i plotë i tij:

Veçantia e ceremonisë së betimit të Presidentit të Francës është e njohur botërisht.
Ai betohet para Kryetarit të Këshillit Kushtetues dhe në të njëjtën kohë bëhet edhe Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Legjionit të Nderit para Kancelarit të Legjionit, i cili i dorëzon Presidentit të sapozgjedhur gjerdanin e artë (që nga koha e Napoleonit) me 16 pllaka floriri ku secila ka një simbolikë: puna, drejtësia, dija, etj.
Më shumë sesa ceremonia, e cila reflekton traditën dhe historinë e popullit francez, fjala e Kryetarit të Këshillit Kushtetues Laurent Fabius, tingëlloi më aktuale se kurrë, duke marrë shkas nga konteksti i kohës që jetojmë. Ai i kujtoi Presidentit Macron fjalët e Viktor Hygoit: “Në këto kohë të turbullta, duhet të jemi shërbëtor të së drejtës dhe skllevër të detyrës”./arbresh.info/

Të ngjashme