Këshilli i Bashkimit Evropian rinovoi masat kufizuese të BE kundër Burundit për një vit tjetër deri më 31 tetor 2018, shkruan arbresh.info.
Këto masa përbëhen nga një ndalim i udhëtimit dhe ngrirja e aseteve kundër katër personave, veprimtaritë e të cilëve mendohet të minojnë qeverisjen demokratike dhe pengojnë kërkimin për një zgjidhje paqësore politike në Burundi.
Këto aktivitete përfshijnë veprime të dhunës, represioni ose nxitje për dhunë dhe akte që përbëjnë shkelje serioze të të drejtave të njeriut.
“BE mbetet thellësisht e shqetësuar nga informacionet mbi ekzekutimet e pa gjyqësisë, arrestimet dhe ndalimet arbitrare, zhdukjet e detyruara, torturat dhe trajtimet mizore, çnjerëzore ose degraduese, dhe dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën seksuale të kryer në Burundi që nga prilli 2015,” thuhet në komunikatën për medie të Këshillit.
BE-ja vazhdimisht u bëri thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të dënojnë me forcë çdo akt dhune dhe t’i japin fund ciklit të mosndëshkimit të autorëve.
Respektimi i sundimit të ligjit, i ndërtuar mbi institucione efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse, është thelbësor për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike për krizën.
Këshilli vlerësoi se mungesa e përparimit në situatën në Burundi justifikoi rinovimin e sanksioneve për një vit tjetër.
Emrat e personave në fjalë dhe arsyet për listimin e tyre janë përfshirë në aneksin e vendimit të 1 tetorit 2015 të botuar në Gazetën Zyrtare./arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...