Aksionet e kompanive energjetike të enjten kanë shënuar rënie në bursat evropiane, pasi që çmimi i naftës shënoi rënie nën 50 dollarë për barel.
Indeksi londinez FTSE 100 në orët e pasdites pësoi rënie 0,6 për qind në 7.294,22 poenë, DAX 30 i Frankfurtit stagnoi në 11.967,28 poenë, derisa i vetmi KAK 40 i Parisit kërceu 0,1 për qind në 4.965,52 poenë.
Euro ka kërcyer në 1,0594 dollarë nga 1,0539 sa ishte dje, funta në 1,2188 dollarë nga 1,2168 dollarë, ndërsa dollari në 114,78 jenë nga 114,41 jenë.
Në Azi, indeksi i Tokios Nikei u rrit 0,3 për qind, indeksi i Shangait ka rënën 0,7 për qind, ai i Hong Kongut shënoi rritje për 1,2 për qind.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...