Aksionet në bursat botërore të premten shënuan rritje solide, pasi investuesit përshëndetën të dhënat e fuqishme për punësimin në SHBA, të cilat mund të ndikojnë në atë që Administrata e rezervave federale (Fed) javën e ardhshme të ngrisë shkallën e kamatës, thonë tregtarët.
Aksionet e indeksit londinez FTSE 100 pasdite shënuan rritje 0,6 për qind në 7.361,74 poenë, DAX 30 Frankfurt për 0,1 për qind në 11.994,19 poenë, KAK 40 parisien për 0,5 për qind në 5.006,71 poenë, transmeton agjencia France press.
Wallstreet, po ashtu, nisi tregtimin në plus, pasi punëdhënësit amerikan në shkurt hapën 235.000 vende të reja pune, ndërsa shkalla e papunësisë ra në 4,7 për qind.
Në bursat e valutës euro u ngrit në 1,0675 dollarë nga 1,0576 sa ishte dje, funta u ngrit në 1,2215 dollarë nga 1,2162, dollari u ngrit në 115,08 jenë nga 114,98 jenë, transmeton KosovaPress. Në Azi, indeksi i Tokios Nikei shënoi rritje 1,5 për qind, i Hong Kongut 0,3 për qind, ndërsa ai i Shangait shënoi rënie 0,1 për qind.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...