Google ADS

Burri “pranon se ka vrarë gruan shtatzënë dhe dy bijat e tij” pak kohë pasi janë raportuar të zhdukura

13:17 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info

Bashkëshorti i gruas së zhdukur dhe babai i dy vajzave ka pranuar se i kishte vrarë disa orë pasi janë lajmëruar të zhdukura shkruan Metro përcjell arbresh.info

Chris Watts rrëfen se ka vrarë gruan Shanann Watts, 34 e cila ishte 15 javësh shtatzëne dhe vajzat Bella,4 dhe Celeste, 3 sipas CBS Denver.

Watts është arrestuar nga Departamenti i Policisë Frederick.

Policia është ende duke bërë analizuar trupat e pajetë. Shanann është raportuar e zhdukur nga e hëna pas një udhëtimi pune.

Watts tha për një intervistë emocionale: “Unë erdha në shtëpi dhe më dukej se po ecja në fantazma, gruaja dhe fëmijët për një moment ishin në shtëpi momentin tjetër u zhdukën.”

Ai shtoi: “Shanann, Belle dhe Celeste nëse jeni duke më dëgjuar ju lutem kthehuni në shtëpi.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme