Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, i dha fund sot heshtjes duke “kritikuar” gjermanët që janë skeptikë të vaksinohen kundër koronavirusit.
“Është befasuese që një e treta e popullatës nuk po ndjekin këshillat shkencore. Ndoshta kjo nga gjumi i thellë në të cilin kanë rënë dhe skepticizmi”, ka thënë
Sipas tij, pjesën tjetër e përbëjnë personat që e shohin këtë si reaksion ideologjik duke e cilësuar si diktaturë vaksinimin.
Sauer shtoi se në këtë grup ka profile të ndryshme, nga akademikë, mjekë e deri te shkencëtarët.
Ndërkaq i pyetur për “refuzimin e të arriturave dhe gjetjeve shkencore”, Sauer vlerësoi se “një qëndrim i tillë sigurisht gjithmonë ka ekzistuar tek disa persona, por kurrë nuk ka qenë aq i theksuar sikurse tani”.
“Jemi dëshmitarë të suksesit të madh të shkencës”, tha fizikani i cili zakonisht shmang deklaratat dhe qëndrimet publike.
Sipas tij, askush nuk do të guxonte të vinte bast se do të prodhohej vaksina kundër COVID-19, në një kohë kaq të shkurtër.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez