Policia është vënë në kërkim të një burri në Kanda, i cili dyshohet se goditi një infermiere në fytyrë disa herë dhe e rrëzoi për tokë, pasi ajo ia vaksinoi gruan kundër koronavirusit/
“Dje rreth orës 9:15 të mëngjesit me kohën lokale, një burrë hyri në një farmaci në Sherbrooke, një qytet në Quebec jugor, dhe akuzoi një infermiere, e cila nuk u emërua nga policia, për vaksinimin e gruas së tij,” tha zëdhënësi i policisë Martin Carrier për CNN, transmeton portal arbresh.info
I dyshuarit është shfaqur shumë i zemëruar dhe agresiv, ndërsa e ka pyetur infermierën se pse e vaksioni gruan e tij pa miratimin e tij.
“Ai e goditi atë në fytyrë disa herë, kështu që infermierja nuk kishte kohë të mbrohej, ajo ra në tokë dhe i dyshuari iku nga farmacia,” tha zëdhënsi i policisë.
Nuk ka ligj në Kanada që thotë se individët kanë nevojë për lejen e bashkëshortit për t’u vaksinuar.
Infermierja u transportua në spital ku u trajtua për dëmtime të shumta në fytyrë.
I dyshuari u përshkrua si një burrë 30-45 vjeç, rreth 180 centimetra i gjatë, me trup të mesëm me lëkurë më të errët, flokë të shkurtër ngjyrë kafe, vetulla të trasha, dy shpime të vogla në secilin vesh dhe një tatuazh në krahun e tij që i ngjan një kryqi./arbresh.info/
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë