Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Spanjën, kryeministri Pedro Sanchez, u ka bërë thirrje punëtorëve në sektorin publik dhe privat që të mos mbajnë kravata.
Sipas tij, kjo po konsiderohet si një masë për kursimin e energjisë, transmeton portal arbresh.info
Sanchez tha se qeveria e tij do të miratojë masa “urgjente” të kursimit të energjisë të hënën, përderisa vendet europianë po përpiqen që të ulin varësinë nga gazi rus pas luftës në Ukrainë.
Në një konferencë shtypi në Madrid, Sanchez vuri në dukje se ai nuk kishte veshur kravatë, ndërsa shtoi se dëshiron që edhe ministrat e tij, zyrtarët publikë dhe punëtorët në sektorin privat të bënin të njëjtën gjë.
Kryeministri tha se masa do të sigurojë që njerëzit të qëndrojnë më të freskët dhe për rrjedhojë do të ulin kostot e energjisë, sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë.
Spanja nuk është e para që ndërmerr këtë veprim. Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz”, e cila inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës./arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...