Burrat dhe djemtë sirianë, që janë larguar nga lufta, kanë pësuar një “cikël vicioz” të abuzimit seksual me pasoja shkatërruese.
Në raportin e ri të lëshuar nga OKB, thuhet se dhunë sistematike seksuale është ushtruar ndaj meshkujve sirianë, duke përfshirë edhe ata që kanë kërkuar strehim, shkruan AFP, transmeton portali arbresh.info
“Ka pasur raporte se si gratë dhe vajzat siriane kanë pësuar dhunë seksuale gjatë zhvendosjes, por kjo është një çështje e njohur në krahasim me përdhunimet që janë bërë ndaj meshkujve”, tha zëdhënësi i UNHCR-së Andrej Maheçiç.
Raporti thekson se burrat dhe djemtë kanë pësuar dhunë seksuale në qendrat e ndalimit dhe në pikat e kontrollit të drejtuara nga fraksione të armatosura. Por theksohet se dhunë seksuale është ushtruar edhe në vendet ku ata janë strehuar si refugjatë.
Format e dhunës seksuale përfshijnë goditje elektrike, djegje të cigareve në organet gjenitale dhe anus, kastrim dhe përdhunim në grup.
OKB ka deklaruar se abuzimi ka ndikuar në të gjitha familjet dhe ka dërguar në “pasoja psikologjike thellësisht të dobëta dhe destabilizuese”./arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin