Në Burkina Faso, më shumë se 1.5 milionë njerëz brenda vendit u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në vitin 2021 për shkak të terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të Këshillit Kombëtar të Ndihmës Emergjente (CONASUR), 1.579.000 njerëz u zhvendosën vitin e kaluar për shkak të sulmeve terroriste në vendin me një popullsi prej rreth 28 milionë banorësh.
61,66 për qind e të zhvendosurve brenda vendit janë fëmijë, 22,34 për qind gra dhe 16 për qind janë burra.
Thuhet se 16 për qind e këtyre njerëzve ishin nga Saheli, 8 për qind nga rajoni Qendror-Verior dhe 6 për qind nga rajoni i veriut.
Grupet terroriste të lidhura me Al-Kaedën dhe DEASH-in në Malin fqinj që nga viti 2015 kanë kryer sulme të shpeshta në veri dhe lindje të Burkina Fasos.
Megjithëse Burkina Faso kryen operacione të përbashkëta ushtarake me fqinjin tjetër të saj Sahel, Nigerin, ajo nuk mund të dobësojë fuqinë e grupeve terroriste të vendosura në Mali.
Sipas të dhënave të OKB-së, 17.500 njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi në vitin 2021 për arsye sigurie.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...