Google ADS

Burgoset italiani që infektoi me HIV 30 gra

01:37 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një kontabilist italian është dënuar me 24 vite burg pasi qëllimisht ka infektuar 30 gra me virusin HIV.

Valentino Talluto thuhet se ka pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur me të paktën 53 gra pas diagnozës së tij të HIV në vitin 2006, ku supozohet se gruaja më e re ishte vetëm 14 vjeç, transmeton portali arbresh.info

Kontabilisti i kishte gjetur viktimat përmes rrjeteve sociale.

Avokatët e Tallutos kanë argumentuar se veprimet e tij ishin “të pakujdeshshme, por jo të qëllimshme”.

Megjithatë, gratë kanë theksuar se kur kanë kërkuar nga ai që të përdorë kondom, ai u është përgjigjur duke ju thënë: “Jam alergjik”.

Gjyqtarët në Romë diskutuan mbi dënimin për më shumë se 10 orë përpara shpalljes së aktgjykimit.

Sipas mediave lokale, viktimat kanë qarë kur është lexuar dënimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme