Google ADS

Burgim të përjetshëm për adoleshentin që planifikoi sulme për 11 shtator

09:21 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Një 19 vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi kishte pranuar që po planifikonte sulme për 11 shtator gjatë vitit të kaluar, transmeton arbresh.info.

Haroon Syed është arrestuar vitin e kaluar pasi kishte blerë armë nga një agjent i dyfishtë për të sulmuar Londrën në 15 vjetorin e sulmit të 11 shtatorit në New York.

Lista e tij përfshinte disa sulme të njëpasnjëshme në Oxford, pallatin Bakingam, ose në parkun Hyde.

Skuadra e mbrojtjes se Syed ka thënë që ai është radikalizuar nga një grup xhihadist i quajtur Al-Muhajiroun.

Avokati mbrojtës i adoleshentit ka thënë që ai është future në kurth nga agjentët e MI5, të cilët e kanë ofruar armë.

Gjithsesi janë hedhur poshtë të gjitha provat që ka ofruar avokati mbrojtës.

Kur ishte arrestuar në shtëpinë e tij ai kishte thënë që fjalëkalimi për kompjuterin e tij kishte qenë “ISIS”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme