Një burrë që ka përplasur kamionin për një turmë myslimanësh, pranë një xhamie në veri të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Darren Osborne, 48 vjeç, është gjetur fajtor për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, pas përplasjes së qëllimshme të kamionit për turmën, në qershor të vitit të kaluar, transmeton REL.
Gjykatësja e rastit, Cheema Grubb, tha se Osborne, nga Kardifi, ka planifikuar “mision vetëvrasës”.
“Ky ka qenë sulm terrorist – ke pasur qëllim të vrasësh”, i tha gjykatësja të akuzuarit.
Osborne, i cili është gjetur fajtor për vrasje dhe tentim-vrasje, i tha trupit gjykues: “Zoti ju bekoftë, faleminderit”./REL
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA