Google ADS

Burg të përjetshëm për adoleshentin suedez që vrau mësueset me sëpatë

20:48 | 8 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Një nxënës 18-vjeçar që vrau dy mësues në një shkollë të mesme në Suedi në mars të këtij viti është dënuar me burgim të përjetshëm.

Fabian Cederholm u shpall fajtor për sulmin në të cilin përdori thika dhe sëpatë, ndërsa motivi i tij vazhdon të mbetet i paqartë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Cederholm besohet të jetë 18-vjeçari i parë që do të dënohet me burgim të përjetshëm në Suedi.

Sulmuesi – i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë – kreu sulmin më 21 mars në shkollën e arteve krijuese, ku edhe ishte student.

Mësuesit, Victoria Edstrom dhe Sara Book, u gjetën 10 minuta pasi policia u njoftua për rastin.

“Këto janë dy vrasje shumë brutale ku viktimat pësuan shumë dhe përjetuan frikë të madhe nga vdekja”, tha gjyqtari Johan Kvart.

Sulmet ishin “veçanërisht të pamëshirshme”, tha gjykatësi kur dha arsyetimin e tij për dënimin.

Dënimi i përjetshëm në Suedi është zakonisht një minimum prej 20 deri në 25 vjet burg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme