Këshilltari kryesor i Joe Biden, Eric Lander, dha dorëheqjen të hënën, disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kjo ndodhi për shkak të raporteve për ngacmimet dhe keqtrajtimet e punonjësve të tij.
Ky ishte largimi i parë i administratës Biden në nivel kabineti.
Dorëheqja e tij vjen edhe pas këmbënguljes fillestare nga Shtëpia e Bardhë që Lander do të qëndronte në postin e tij me veprime korrigjuese për të siguruar një mjedis më të mirë në vendin e punës te Zyra e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
“Ka qenë një nder i madh të shërbeja si Këshilltari juaj i Shkencës dhe të punoja me kolegët jashtëzakonisht të talentuar në karrierë në Zyrën e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë”, shkroi Lander në një letër drejtuar presidentit.
“Po ju shkruaj për të paraqitur dorëheqjen time, për hyrë në fuqi jo më vonë se data 18 shkurt për të lejuar një transferim të rregullt”.
“Jam i dëshpëruar që i lëndova kolegët e kaluar dhe të tanishëm nga mënyra se si u kam folur”, shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë e qortoi Landerin, por sinjalizoi se ai do të lejohej të qëndronte, pavarësisht pohimit të Bidenit në ditën e inaugurimit se ai priste “ndershmëri dhe mirësjellje” dhe do të pushonte këdo që tregonte mungesë respekti ndaj të tjerëve “në vend”.
Sekretarja e shtypit e Biden, Jen Psaki, tha se Biden pranoi dorëheqjen e Lander me “mirënjohje për punën e tij në OTSP mbi pandeminë, Hënën e Kancerit, ndryshimet klimatike dhe prioritete të tjera kyçe”. / arbresh.info/
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...