Bullgaria ka deklaruar se mund t’i bashkohet vendeve tjera si Shtetet e Bashkuara, Hungarisë dhe Austrisë, të cilat hodhën poshtë një pakt të Kombeve të Bashkuara që synon stabilizim më të mirë të emigrantëve në mbarë botën.
Kompakti Global për Migracionin, që synon të rrisë bashkëpunimin për të adresuar numrin në rritje të emigrantëve në botë, do të miratohet nga OKB në dhjetor, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ngjan që Sofja nuk do të nënshkruajë paktin, tha nënkryetari i partisë qeverisëse GERB, Tsvetan Tsvetanov, pas një takimi me partnerë të rinj të koalicionit, grupi nacionalist i Patriotëve të Bashkuara.
Pakti jo-detyrues përcakton 23 objektiva për të hapur migrimin ligjor dhe për të menaxhuar më mirë flukset migratore pasi numri i njerëzve në lëvizje në mbarë botën është rritur në 250 milionë, ose tre për qind të popullsisë së botës.
Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar bisedimet mbi marrëveshjen gjatë dhjetorit të kaluar.
Hungaria dhe Austria e kanë hedhur poshtë këtë pakt, ndërsa Polonia dhe Republika Çeke kanë sinjalizuar se mund të bëjnë të njejtën gjë.
Pakti do të diskutohet zyrtarisht nga komisionet parlamentare të Bullgarisë për punët e brendshme dhe të jashtme, si dhe përfaqësues të ministrive të brendshme, të jashtme dhe të punës të mërkurën, tha Tsvetanov.
Bullgaria, e cila shtrihet në kufirin e jashtëm të BE-së me Turqinë, ka ndërtuar një gardh për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe ndjenjat anti-emigracion vazhdojnë të jenë në rritje në vend./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...