Bullgaria ka shkatërruar pasditen e sotme dronin me eksploziv, i cili u ul mëngjesin e sotëm në qytetin Tyulenovo të Detit të Zi.
Droni është shkatërruar në një shpërthim të kontrolluar, të kryer nga një ekip i ushtrisë bullgare për asgjësimin e bombave.
Pas inspektimit, ministria e mbrojtjes tha se transportimi i dronit në një vend tjetër me eksplozivët e bashkangjitur nuk do të ishte i mundur.
Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev u tha gjithashtu gazetarëve se ata “me siguri mund të supozojnë” se droni është i lidhur me “luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës”.
Duke mos dhënë detaje të mëtejshme se nga erdhi droni ose si arriti në vendin anëtar të NATO-s, Tagarev tha se lufta “është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me rreziqe në rritje për sigurinë tonë”.
Resorti turistik i Tyulenovo ndodhet 70 km në jug të kufirit rumun dhe përtej Detit të Zi nga Krimea – i cili u aneksua nga Rusia në 2014 dhe tani është një objektiv i rregullt i sulmeve me dronë ukrainas./a2cnn
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...