Bullgaria shënoi Ditën e Përkujtimit të viktimave të represionit komunist të enjten (1 shkurt) me një shërbim përkujtimor dhe lutje në Sofie.
Disa qindra njerëz, më së shumti viktima të regjimit komunist dhe familjarë të tyre si dhe politikanë të qendrës së djathtë dhe liberalë u mblodhën para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, duke ndezur qirinj dhe duke mbajtur fjalime të shkurtra.
Dita e njohur si “E Enjtja e Përgjakur”, është shënjuar që nga viti 2011 pas vendimit të qeverisë së parë të Boyko Borissov, e cila miratoi propozimin e bërë nga dy presidentët e parë të Bullgarisë post-komuniste, Zhelyo Zhelev dhe Petar Stoyanov. Stoyanov ishte një nga pjesëmarrësit në përkutimore.
1 shkurti shënoi 73 vjetorin e dënimit – dhe pothuajse ekzekutimit të menjëhershëm – të pothuajse të gjithë elitës politike të Bullgarisë së para Luftës së Dytë Botërore.
Mes të vrarëve ishin dy ish-kryeministra, Bogdan Filov dhe Dobri Bozhilov, ministra dhe anëtarë të parlamentit, si dhe Princi Kiril Preslavski, vëllai i mbretit të fundit Boris, bashkë me gjeneralin Nicola Mihov, që të dy regjentë të trashëgimtarit Simeon, në atë kohë i mitur.
Ata u dënuan nga Dhoma e Parë dhe e Dytë e gjykatës së jashtëzakonshme “të Popullit”, krijuar ga Fronti për Atdheun, qeveria e përkohshme e mbështetur nga Sovjetikët në fund të vitit 1944. Ata u ekzekutuan në varrëzën pranë Orlandovtsit në veri të Sofies menjëherë pas vendimit.
“Ato ishin dënime simbolike, një shembull paralajmërues se si duhej të funksiononin gjykatat në pjesën tjetër të vendit,” tha Mihail Gruev, drejtor i Arkivës Kombëtare, duke shtuar se “E Enjtja e Përgjakshme” praktikisht shënoi shfarosjen e elitës së vjetër borgjeze.
Një burrë mban një pankartë me fotot e udhëheqësve komunistë bullgarë (majtas) dhe viktimat e tyre (në të djathtë), ku shkruhen “Çfarë na erdhi ne?” dhe “Bullgaria humbi njerëz si këta”
Përveç 12 dhomave supreme të gjykatës së jashtëzakonshme, kishte edhe 68 gjykata rajonale të zëna me spastrimin e të supozuarve “armiq të popullit”.
Gjykata gjykoi qindra çështje me më shumë se 10 mijë të akuzuar dhe funksionoi jashtë çdo kuadri kushtetues.
Mbetet e paqartë se sa ishte numri i të vrarëve në muajt e parë pas grushtit të shtetit pro-Sovjetik.
Shifrat variojnë nga 2,730 [numri i dënimeve me vdekje] deri në 30 mijë, ku përfshihen të gjithë ata që u vranë pa gjyq nga partizanët menjëherë pasi Bullgaria u bashkua me Aleatët në Shtator 1944.
“Kjo datë është emblematike si për natyrën arbitrare ashtu edhe për atë sistematike të terrorit komunist dhe ka hurë në histori si gjykata më e madhe e pasluftës. Sa për krahasim, Nurembergu gjykoi 12 ditë, duke dënuar 12 prej tyre me vdekje,” tha Luisa Slavkova, drejtoreshë e Platforma e Sofies, një organizatë dedikuar edukimit mbi të shkuarën komuniste nëpër shkolla.
Ajo shtoi se Bullgaria është ende duke vuajtur për të gjetur numrin e saktë të viktimave të regjimit komunist.
Nën drejtimin e Mihail Gruev, Arkivat Kombëtare kanë nisur procesin e dixhitalizimit që ka sjellë publikimin në internet të pjesës më të madhe të dokumenteve gjyqësore.
Drejtori thotë se në 18 muajt e ardhshme institucioni i tij do të publikojë një listë të plotë me emrat që në fund do të qartësojnë numrin e saktë dhe emrat e të gjitha viktimave të regjimit të pasluftës.
Një debat mbi të shkuarën komuniste vijon të përndjekë Bullgarinë.
Rreth 200-300 njerëz u mblodhën për t’u lutur për viktimat e regjimit të para vitit 1989.
Deklaratat që dënojnë regjimin e para vitit 1989 janë lexuar herë pas herë në parlament, por trashëgimtarët e partisë së vjetër komuniste, Partia Socialiste e Bullgarisë, pretendon se krimeve të komunizmit po i kushtohet tepër vëmendje.
Të enjten, ndërsa deklarata po lexohej në parlament mbi viktimat e komunizmit, zëvendëskryetari socialist i parlamentit Valeri Zhablyanov këmbënguli se duhet të ketë përkujtimore edhe për viktimat e monarko-fashizmit, duke ndërprerë një minutë heshtje.
Borislav Skotchev, autor i një libri të publikuar së fundmi, “Kampi i Përqendrimit Belene, 1949-1987”, i cili rikujton krimet e kryera në kampin më të madh të punës së detyruar në kohën e komunizmit, mendon se mungesa e përfundimit të këtij debati vjen nga mënyra se si mbikëqyrja e memories familjare funksionoi gjatë komunizmit.
“Dy gjeneratave iu mohua e vërteta mbi vdekjet në familjet e tyre. Mbajtja e gojës mbyllur ishte një mënyrë për të mbijetuar,” tha Skotchev, duke shtuar se, ndryshe nga periudha pas luftës civile, kur njerëzit ishin të frikësuar por kishin kujtime nga vuajtjet, shtypja e gjatë totalitariste e bën ripajtimin edhe më të vështirë.
Emrat e mbi 7 mijë viktimave janë gdhendur në një gur të zi në vendin e përkujtimit para Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofie.
Louisa Slavokva shton se një arsye tjetër për vijimin e debatit në Bullgari është fakti se të mos folurit për komunizmin është bërë një kolonë mbajtëse e marrëveshjes së pas vitit 1989.
“Për fat të keq, pjesë e konsensusit të viteve të hershme të tranzicionit në Bullgari përfshiu neglizhencën e të shkuarës komuniste, në vend të ndarjes me të. Neglizhenca solli harrimin dhe mosmësimin e të vërtetës mbi brutalitetin dhe përmasat e krimeve të komunizmit,” tha ajo.
Sipas Mihail Gruev, bullgarët ngadalë po përballen me krimet e komunizmit dhe aktualisht po krijohet konsensusi përreth tij, por kjo nuk është për shkak të debateve dhe diskutimeve por për shkaki të “kalimit të kohës” dhe ndryshimit të gjeneratave.
“Me arkivat e hapura, askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj tmerreve dhe masakrave,” tha ai. /Reporter.a
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...