Google ADS

Bullgaria rihap kafeterit dhe lejon dasmat

16:37 | 13 Korrik 2020
Arbresh.info

Qeveria e Bullgarisë ka rihapur kafeterit dhe klubet e natës në të gjithë vendin.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë i cili para tre ditëve kishte vendos që të mbylleshin të gjitha lokalet për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, shkruan arbresh.info

Vendimi i Qeverisë:

  • Baret dhe lokalet që funksionojnë jashtë dhe brenda janë lejuar që të hapen.
  • Stadiumet mund të rihapen nëse një person është i ulur 1.5 metra larg dhe i pajisur me maska mbrojtëse.
  • Festat si dasmat dhe pagëzimet, do të lejohen.

Javën e kaluar, të gjitha klubet në ambient të mbyllur, lokalet dhe kafeterit janë mbyllur pasi është shfaqur një rritje e numrit të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 77 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Në Bullgari janë konfirmuar më shumë se 7,200 raste me koronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme