Bullgaria nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen e migracionit global

18:45 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Bullgarisë tha se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen globale për të promovuar migrimin e sigurtë dhe të rregullt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e shtypit e qeverisë në një njoftim tha se “Në këtë fazë, qeveria bullgare beson se vendimi për të mos u bashkuar në Marrëveshjen për Migracion të Sigurtë dhe të Rregullt, mbron deri në masën më të madhe interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj”.

Marrëveshja, e cila nuk do të jetë ligjërisht e detyrueshme, u finalizua nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara në korrik. Ajo duhet të miratohet zyrtarisht në një takim më 11-12 dhjetor në Marrakech, Maroko.

Qeveria e Bullgarisë ka në plan të votojë “abstenuar” gjatë miratimit përfundimtar të marrëveshjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Bullgaria ka mbyllur kufirin e saj me Turqinë me gardh me tela për të ndalur fluksin e kalimeve të paligjshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme