Zyrtarët doganorë në Bullgari kanë konfiskuar rreth 170 kilogramë drogë të llojit kokainë, që po transportoheshin me anije përmes një dërgese me banane nga Ekuadori, thanë prokurorët më 26 mars.
Prokurori i qarkut, Georgi Chinev, tha se droga ishte fshehur në kontejnerët me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë. Ai tha se vlera e drogës së konfiskuar është 6.2 milionë euro.
Drejtoresha e agjencisë së doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka ndodhur në portin e Burgasit.
Ai tha se droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane.
Anija u largua nga porti pasi shkarkoi mallrat, tha Bankova.
Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për pranuesit e dyshuar të kokainës, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse gjenden fajtorë për trafikim të drogës.
Bullgaria, që viteve të fundit ka rritur përpjekjet në luftën kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë transiti për kokainën që vjen nga Amerika Latine dhe ka destinacion Evropën Perëndimore./rel
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...