Autoritetet bullgare urdhëruan sot mbajtjen e maskave në rrugë, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.
Vënia e maskës është e detyrueshme në publik, kudo ku nuk është e mundur ruajtja distancës së sigurisë, prej të paktën 1,5 metrash.
“Jemi në një situatë shumë serioze”, tha ministri i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, pasi raportoi një rekord të ri ditor me 1 472 infektime dhe 29 vdekje.
Angelov paralajmëroi, gjithashtu, se virusi po përhapet në mesin e punonjësve të shëndetësisë, me 45 mjekë dhe infermierë, që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit./atsh/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend