Bullgaria arrestoi 6 shtetas të saj në kryeqytetin Sofje të akuzuar për spiunim në favor të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurori publik Ivan Gesev tha se 6 shtetas bullgarë, anëtarë të organeve të ndryshme qeveritare, u arrestuan për gjoja spiunim për Rusinë.
“Ne duhet të jemi krenarë për inteligjencën tonë. Ne nuk kemi arritur një sukses të tillë që kur komunistët erdhën në pushtet në vitin 1944. Inteligjenca jonë është një burim nderi”, tha Gesev.
Ai vuri në dukje se të arrestuarit janë ushtarë dhe burokratë nga Ministria e Mbrojtjes, inteligjenca ushtarake dhe organe të tjera qeveritare.
“Ne nuk jemi armiq të Bullgarisë, ne jemi patriotë. Ne nuk e shesim vendin tonë për para. Ne e duam atdheun tonë pa urrejtur asnjë shtet”, shtoi Gesev.
Zëdhënësja e Zyrës së Kryeprokurorit Publik, Siyika Mileva, tha se kreu i organizatës i arrestuar në operacion ishte një ish-oficer i lartë i inteligjencës ushtarake dhe ishte stërvitur në Moskë.
Ajo shtoi se kreu i organizatës është në kontakt me personelin i cili ka qasje në informacionin konfidencial në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjithashtu, është vërejtur se këta gjashtë persona kanë marrë para nga diplomatët rusë në një zarf.
Bullgaria më herët dëboi gjithsej 6 diplomatë rusë duke i shpallur ata “persona të padëshiruar” me akuzat e spiunazhit.
Dhjetorin e kaluar u dëbua Atasheu Ushtarak i Rusisë në Sofje, Vasiliyi Sazanovic.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...