Bullgari: Protestuesit djegin flamurin e BE-së

21:39 | 11 Janar 2018
Trina Galanxhi

Qytetarët në Sofje janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit të protestojnë kundër BE-së, pikërisht në kohën kur Bullgaria merr përsimër presidencën e parë të Këshillit Europian nga janari 2018 deri në qershor të vitit 2018.

Komisionerët e BE janë sonte në qytet përderisa Bullgaria fillon presidencën e saj dhe mysafirët tanimë kanë arritur në ceremoninë e hapjes në Sofia, duke përfshirë edhe Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Junker dhe kreu i Këshillit, Donald Tusk, transmeton portali arbresh.info

Mediat bullgare raportojnë se për momentin në Sofje janë duke u mbajtur 11 protesta.

Ish-presidenti Rossen Plevneliev tha: “Këto protesta nuk janë një simbol i veprimeve të ardhshme politike, por ata po na thonë diçka të rëndësishme – e tërë elita politike nuk ka bërë punën e saj gjatë viteve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme