Bullgaria ka potencial të ndërtojë midis 7 dhe 10 zonave të reja industriale si ajo në Plovdiv, kështu është shprehur zëvendëskryeministri Tomislav Donçev në edicionin e katërt të forumit “Industry 4.0”.
Sipas tij, lehtësimi i procedurave është një hap i rëndësishëm për të tërhequr investitorët.
Duke folur për mundësinë e humbur për të tërhequr gjigantin automobilistik, Volkswagen, i cili zgjodhi Turqinë ndaj Bullgarisë për ndërtimin e fabrikës së tij të re, ai tha se, “edhe pse Volkswagen nuk erdhi në Bullgari, dikush tjetër do të vijë në dy ose tre vitet e ardhshme, sepse ka shumë parakushte dhe një gjë e tillë është e pashmangshme”, përcjell Telegrafi.
Ministri bullgar i Financave, Vladislav Goranov, tha se në negociatat me Volkswagen, vendi bëri gjithçka kishte mundësi, por investitorë të tillë të mëdhenj donin shumë privilegje dhe 100 për qind infrastrukturë të plotë.
“Kompani të tilla presin që shtetet pritëse të bëjnë investimin, kështu që ata mund të vijnë së bashku me njohuritë dhe me teknologjitë e tyre, por vetëm vendet e mëdha mund t’i plotësojnë kushte të tilla”, tha Goranov, duke shtuar se 90 për qind e negociatave me gjigantin e automobilave lidhen me infrastrukturën.
Ditë më parë, për shkak të sulmit ushtarak turk në Siri, Volkswagen ka ngrirë planet për një fabrikë automjetesh me vlerë 1.4 miliard euro në Turqi shkruan Telegrafi.
Bullgaria dhe Rumania shpresojnë tani të fitojnë kontratën. Veçanërisht Bullgaria, e cila konkurroi fillimisht me Turqinë, Serbinë dhe Rumaninë për investimet e diskutueshme të Volkswagen, po përpiqet me të gjitha forcat që të rikthehet në lojë dhe ta fitojë marrëveshjen.
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...