Brukseli thotë se po përgatitet për muajt e vështirë përpara në sektorin e energjisë, pas një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të bllokut të hënën për të diskutuar strategjinë e tij, pasi Rusia ka vendosur që të ndërpresë gazin për Poloninë dhe Bullgarinë gjatë javës së kaluar.
Tani Bashkimi Europian është duke punuar për të siguruar që rezervat e gazit të jenë plot deri në vjeshtë, transmeton portal arbresh.info
Aktualisht është në 32% dhe sipas komisionerit për energjinë e bllokut, Kadri Simson, çdo shtet anëtar mund të jetë viktima e radhës e shkurtimeve të energjisë nga Moska.
Brukseli po punon paralelisht për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, e cila do të fokusohet në një embargo të naftës që do të hiqet gradualisht. Gjermania, më parë një nga kundërshtarët kryesorë, tani po pajtohet me të.
“Pas dy muajsh punë, mund të them se Gjermania nuk është kundër ndalimit të naftës ndaj Rusisë”, tha Robert Habeck, ministri gjerman i Klimës dhe Ekonomisë. “Sigurisht, është një ngarkesë e rëndë për të mbajtur, por ne jemi gati ta bëjmë këtë…Duhet të përgatisim qendrat, duhet të përgatisim tubacionet. Pra, koha është e dobishme, por vendet e tjera kanë probleme më të mëdha”.
Sanksionet e reja mund të shpallen nga Komisioni Europian sa më shpejt./euronews/arbresh.info/
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...