Parlamenti Europian do të hapë një proces gjyqësor kundër Komisionit Europian. Masa vjen si reagim ndaj vendimit të KE-së për zhbllokimin e fondeve prej 10.2 miliardë euro të Bashkimit Europian për Hungarinë, të cilat ishin ngrirë për shkak të korrupsionit dhe shqetësimeve për sundimin e ligjit.
Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit votoi gati unanimisht, me 16 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim për të çuar në gjykatë komisionin, për shkelje të detyrimeve për të mbrojtur keqpërdorimin e parave të taksapagueseve.
“Ne besojmë se kemi një rast solid, pasi Komisioni Europian ka kundërshtuar veten nëse Hungaria po respekton sundimin e ligjit. Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka qenë gjithmonë në mbrojtje të pavarësisë së gjykatave. Lëvizja e komitetit është projektuar si një shenjë për presidenten e Komisionit Europian se sundimi i ligjit nuk mund të shkëmbehet për marrëveshje me Orbanin”, tha Daniel Freund, eurodeputet i Grupimit të të Gjelbërve.
Vendimi i presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen për të zhbllokuar fondet nxiti zemërimin e europarlamentarëve që e akuzojnë se ishte përulur para shantazhit të Orban.
Krerët e grupeve politike do të takohen të enjten për t’i dhënë dritën jeshile përfundimtare Presidentes Roberta Metsola për të nisur procesin gjyqësor kundër Komisionit Europian përpara 25 marsit.
Vendimi vjen një ditë para një samiti të BE ku liderët do të diskutojnë paketën e re të ndihmave për Ukrainën dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kievit, lëvizje këto që kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kërcënuar ti bllokojë./a2cnn
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat