Bashkimi Europian i kërkoi Iranit të lirojë menjëherë anijet e kapura në ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se këto zhvillime rrisin rrezikun për një përshkallëzim më të madh të një situate tashmë të tensionuar.
“Kapja e dy anijeve nga autoritetet iraniane në ngushticën e Hormuzit është një shqetësim i thellë”, thotë në një deklaratë zëdhënësi i Punëve të Jashtme të BE-së.
“Në një situatë tashmë të tensionuar, ky zhvillim sjell rreziqe për një përshkallëzim të mëtejshëm dhe dëmton punimet për të gjetur një mënyrë për zgjidhjen e tensioneve aktuale”, thuhet në deklaratë.
“Ne nxisim lirimin e menjëhershëm të anijeve të mbetura dhe të ekuipazhit të tyre, si dhe vetëpërmbajtje që të shmangen tensione të tjera. Liria e lundrimit duhet të respektohet në çdo kohë”, thekson BE-ja./atsh/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...