Komisioni Europian ka deklaruar se është i gatshëm të aktivizojë një mekanizëm të pashfrytëzuar kurrë që mund t’i rrugën miliona ukrainasve që ikin nga pushtimi rus të gjejnë strehim në të gjithë Bashkimin Europian.
Sipas OKB-së, më shumë se 500 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina dhe janë vendosur në vendet fqinje, me më shumë se gjysma kanë hyrë në Poloni, shkruan EuroNews, transmeton portal arbresh.info
Hungaria, Moldavia, Rumania, Sllovakia dhe madje edhe Bjellorusia kanë regjistruar gjithashtu ardhje të reja.
Komisioni paralajmëron se sulmi ushtarak mund të rezultojë në një nga krizat më të mëdha humanitare në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore, me shtatë milionë ukrainas që pritet të zhvendosen dhe 18 milionë do të preken nga konflikti, nga një popullsi totale prej 41 milionë qytetarësh.
“Qaj gjatë gjithë kohës, sepse shoh se çfarë ka ndodhur në rajone të tjera. E dini, rajoni ynë është i qetë, por ka njerëz që vdesin dhe fëmijë që vdesin. Dhe ata Rusia kanë guximin të thonë këtë ishim ne”, tha për Euroneës Svitlana Ivanova, një refugjate ukrainase që iku në Rumani.
Ndryshe nga valët e mëparshme të migracionit, shtetet anëtare kanë treguar një vullnet të shpejtë dhe të unifikuar politik për të pritur refugjatët e luftës, edhe nëse fluksi masiv dhe i papritur përbën një sfidë logjistike për qeveritë.
Polonia ka hapur kufijtë e saj për të gjithë ukrainasit dhe ka hequr dorë nga kërkesa për shfaqjen e një testi negative të Covid-19. Gjermania dhe Austria gjithashtu po ofrojnë udhëtime me tren pa pagesë për refugjatët.
Ndërkohë, Ylva Johansson, Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme, thotë se ekzekutivi është gati të nxisë një direktivë të vjetër të BE-së që mund t’i sigurojë bllokut një mënyrë të shpejtë për të menachuar fluksin e refugjatëve.
“Kjo është me të vërtetë një situatë ku ne mund të kemi miliona njerëz në territorin tonë dhe më pas duhet të sigurohemi që ata të kenë mbrojtjen e duhur dhe se ata kanë të drejtat e duhura,” tha Johansson për Euroneës gjatë një vizite në Rumani.
“Shumica e ukrainasve që vijnë tani, ata po vijnë me pasaporta që u japin atyre hyrje pa viza për 90 ditë. Por ne duhet të përgatitemi për ditën e 91”, shtoi ajo.
Johansson shpreson se Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme mund të ndihmojë vendet e BE-së të menaxhojnë dhe ndajnë aplikimet e të gjithë shtetasve ukrainas që pritet të hyjnë në bllok në javët e ardhshme.
Ligji mund të miratohet për herë të parë, vuri në dukje ajo.
E miratuar në vitin 2001 pas luftërave në Jugosllavi dhe Kosovë, Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme është një skemë e jashtëzakonshme që u jep mbrojtje të menjëhershme dhe të përkohshme personave të zhvendosur nga vendet jashtë BE-së, të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të një konflikti të armatosur, dhunës endemike ose shkelje sistematike të të drejtave të tyre njerëzore.
Mekanizmi synon të funksionojë kur sistemi tradicional i azilit është i mbingarkuar.
Ligji që nuk është përdorur kurrë nga Bashkimi Europian është krijuar për të vendosur një “ekuilibër përpjekjesh” midis shteteve anëtare, sipas të cili edhe shpërndarja e refugjatëve të bëhet sipas kapaciteteve akomoduese të secilit vend.
“Ky mekanizëm i përkohshëm i mbrojtjes me të vërtetë funksionon nëse keni shumë njerëz tashmë në territorin tuaj,” tha Johansson.
Teksti nuk saktëson se çfarë përbën një “fluks masiv” dhe thjesht përshkruan një “numër të madh personash të zhvendosur” të cilët nuk janë në gjendje të kthehen të sigurt në vendin e tyre.
Mbrojtja e përkohshme jepet për një vit dhe mund të zgjatet automatikisht dy herë për gjashtë muaj. Këshilli i BE-së mund të vendosë të zgjasë më tej mbrojtjen nëse rrethanat që shkaktuan zhvendosjen janë ende të pranishme, në këtë rast, nëse lufta në Ukrainë nuk ndalet.
Në total, mbrojtja mund të zgjasë deri në tre vjet.
Pasi Këshilli voton pro aktivizimit të mekanizmit, të gjitha shtetet e BE-së – me përjashtim të Irlandës dhe Danimarkës – janë të detyruara të pranojnë personat e zhvendosur dhe të respektojnë një sërë detyrimesh.
Detyrimi kryesor është lëshimi i lejeve të qëndrimit për ata që marrin mbrojtje të përkohshme në mënyrë që ata të qëndrojnë ligjërisht në vend.
Ligji u kërkon vendeve të reduktojnë formalitetet “në minimum” për shkak të urgjencës së situatës.
Për më tepër, vendeve të BE-së u kërkohet të ndihmojnë njerëzit për të marrë leje pune, trajnime, strehim të përshtatshëm, akses në mirëqenien sociale, trajtim mjekësor dhe ndihmë profesionale.
Fëmijët duhet të lejohen të hyjnë në sistemin arsimor në të njëjtat kushte si banorët e shtetit anëtar.
Direktiva përcakton gjithashtu kriteret për ribashkimin e familjeve të ndara në rast se një ose disa të afërm gëzojnë mbrojtje të përkohshme, por të tjerët jo. Pasi të ribashkohen, të gjithë anëtarëve duhet t’u jepet leje qëndrimi për të qëndruar në vendin pritës.
OKB ka parashikuar rreth 5 milionë refugjatë nga Ukraina, ndërsa një pjesë e madhe e vendeve të BE-së janë shprehur të gatshme për të pranuar refugjatë./arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor