Prokurorët në Bruksel kanë theksuar se po ekzaminojnë një urdhër arresti europian për udhëheqësin e rrëzuar të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe shpresojnë të nisin procedurat e ekstradimit sa më parë të jetë e mundur.
Në një deklaratë të lëshuar nga prokurorët, homologët e tyre federalë belg u kanë dhënë atyre një mandate për Puigdemont dhe katër nga bashkëpuntorët e tij për shkak të lidhjeve me pese politikanët nga Katalonia me Brukselin, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratë nuk janë dhënë detaje rreth rastit.
Puigdemont dhe ish-anëtarët e kabinetit të tij ikën në Belgjikë, pasi qeveria spanjolle i largoi nga detyra një javë më parë.
Burimet pranë zyrtarëve nuk do të zbulojnë vendndodhjen e tyre, edhe pse Puigdemont në një postim në Twitter në gjuhën holandeze tha se ai ishte i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet belge.
Prokurorët e Brukselit thanë se në deklaratë se ata dhe prokurorët federale po e shqyrtojnë së bashku garancitë e arrestit nga Spanja, në mënyrë për të filluar procedurat gjyqësore sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në përputhje me ligjin.
Detaje rreth rastit nuk do të jepen detaje të mëtejshme para ditës së diele ( nesër)./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...