Pozita e Britanisë së Madhe mbi marrëdhënien rreth Brexit është shumë e paqartë, saqë po pengon Brukselin nga hartimi i udhëzimeve të detajuara negociuese për fazën përfundimtare të bisedimeve, thonë zyrtarët e BE-së.
Zyrtarët thonë se mungesa e qartësisë nga Londra, po e bën të pamundur vazhdimësinë e negociatave dhe kjo rrezikon të ngadalësojë dhe të vonojë bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info
Paralajmërimet erdhën një ditë pasi ministrat e BE27 u takuan në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe nxorrën direktivat e tyre formale për negocimin e një periudhe tranzicioni të Brexit.
Zyrtarët e BE-së thonë se BE-ja do të kishte shumë më të lehtë sikur të dinte më shumë nga homologu i saj britanik, Michel Barnier, mbi çështjet kryesore.
Liderët e lartë të BE-së, përfshirë edhe kancelarën Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte, kanë shprehur shqetësim për atë që e konsiderojnë si mungesë të vazhdueshme të qartësisë nga Thesea May dhe qeveria e saj lidhur me objektivat specifike të Britanisë mbi marrëdhëniet me BE-në në të ardhmen./arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...