Bruksel, protestë kundër rregullave të reja të BE-së për transportin rrugor

14:53 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Qindra drejtues të mjeteve të transportit rrugor në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan ndaj rregulloreve të reja të Bashkimit Evropian (BE) kundrejt këtij sektori, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtuesit e automjeteve të cilët janë mbledhur pas thirrjes së bërë nga sindikata që përfaqëson drejtuesit e transportit rrugor në Bullgari dhe Rumani, kanë zhvilluar një protestë para institucioneve të BE-së.

Protestuesit e mbledhur në sheshin Schuman pasi kanë marshuar para Këshillit të BE-së dhe Komisionit të BE-së janë mbledhur para Parlamentit Evropian (PE) me afishe dhe pankarta në duar me mbishkrime si “Dëshirojmë të punojmë ligjërisht në BE”, “BE-ja është vetëm në perëndim?”, “Proteksione nga Gjermania dhe Franca”.

Përafërsisht 500 njerëz morën pjesë në protestën e cila u mbajt para votimit në Komitetin e Transportit të PE mbi paketën rregullative, e cila përfshin ndryshime të ndryshme në transport dhe transportin rrugor në të gjithë BE-në.

– Përmbajtja e rregullores

Në këtë kontekst, ndryshimet në fjalë do të vendosin kufizime në vendin ku punonjësit e kamionëve punojnë, kohët e drejtimit dhe të pushimit dhe qasja në tregje.

Transportuesit e vendeve të Evropës Juglindore janë veçanërisht të pakënaqur nga rregullorja e cila kushtëzon që drejtuesit kohën e pushimit ta kalojnë në hotel dhe jo në kabinën e mjetit si dhe rikthimin në vendin e tyre 1 herë në çdo tre javë.

Protestuesit i konsiderojnë këto rregullore si politikat proteksioniste të vendeve të Evropës Perëndimore dhe thonë se nuk mund të konkurrojnë nën këto kushte të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme