Në Bruksel, Belgjikë, në vitin 2018 kanë ndërruar jetë 67 të pastrehë, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e organizatës joqeveritare Brussels Collectief Straatdoden tregojnë se vitin e kaluar pesë persona kanë vdekur më shumë se një vit më parë.
Koordinatori Benjamin Ntabundi shtoi se numri i të vdekurve rritet për shkak të rritjes së numrit të të pastrehëve në Bruksel.
“Numri i të pastrehëve në Bruksel gati se është dyfishuar që nga viti 2005. Nuk janë mundësuar kapacitete të mjaftueshme vendosjeje për këta njerëz dhe shumica janë në rrugë”, theksoi ai.
Organizata joqeveritare në fjalë organizon edhe varrimin e të pastrehëve të vdekur.
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...